Kryesore

Basha sërish tek protestuesit: Veliaj ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës

19:25 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha ishte këtë të mërkurë, për herë të dytë tek protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilëve iu prishet banesa nga projekti i ri i rrugës.




Kryedemokrati tha se për këtë projekt, partia që ai drejton ka vërejtur disa shkelje ligjore. Ai tha se projekti ishte i paligjshëm, ndërsa shtoi se nuk ka pasur garë për të. Një mesazh Basha e pati dhe për të parin e Tiranës, Erion Veliajn, për të cilin tha se ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës.

“Arsyeja e këtij takimi ishte për të biseduar për disa fakte tronditëse. E vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është; rezistenca e banorëve. Rezistenca e tyre mbështetet në Kushtetutë. Pas një hetimi disaditor disa fakte dolën në dritë. Projekti është i paligjshëm. Një inxhinieri i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë një projekt të kësaj unaze dhe e ka paraqitur me një projekt si autostradë dhe jo si projekt i një rruge qyteti. E dyta është skema korruptive pa ko konkurrencë. 40 mln euro pa garë. Projekti është i pangishëm, pasi që të krijohet një projekt i tillë ai duhet të miratohet nga pushteti vendor”, tha Basha.

Ndërkohë shumë më i madh është numri i personave që kërkojnë ndërtimin e shpejtë të kësaj rruge për të zgjidhur problemin e madh me trafikun, por edhe ndotjen që shkaktohet nga bllokimi.

Rruga aktuale do të zgjerohet me shumë kalime, me rrugë anësore dhe mbikalime dhe nën kalime për t’u bërë pjesë integrale e unazës së re. Pronarët e 300 banesave që shemben do marrin për tri vite qiranë nga Bashkia, ndërsa ata që kanë dokumente do të shpronësohen.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lulzim Basha,vertet nuk e do Tiranen Europe?
    Leri prirjet partiake ,nuk fitohet keshtu.
    Tu plotesohen kushtet banoreve sa me mire qe lejon mundesia.Mos u bej katundar me zor .

    Përgjigju ↓