BOTA

Brexit, May kërkon mbështetjen e ministrave

09:47 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja britanike Tereza May do të përpiqet të fitojë mbështetjen e ministrave për një projekt-marrëveshje të Brexit, midis Britanisë së Madhe dhe Brukselit.




Ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për “divorcin” më të madh në histori, May duhet të përpiqet të sigurojë mbështetjen e parlamentit, përpara se vendi të dalë nga blloku më 29 mars 2019.

Kabineti do të mblidhet në orën 14:00 me orën lokale, teksa kundërshtarët e May kanë deklaruar më herët se nuk kanë besim tek ajo marrëveshje.

Burimet diplomatike kanë sugjeruar për një takim të mundshëm mes krerëve të BE-së më 25 nëntor, në një samit për të nënshkruar marrëveshjen e Brexit, nëse kabineti i May miraton tekstin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.