SPORT

Federata ndëshkon me dy ndeshje pezullim Gonzalo Higuainin

13:45 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e fundit në kampionat ndaj Juventusit, nuk ka shkuar aspak mirë për Milanin, ku përveç humbjes 0-2 në fushë, edhe sulmuesi kryesor Gonzalo Higuain u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë. Sikur të mos mjaftonte vetëm kartoni i kuq dhe mungesa në një takim mjaft të vështirë si ai ndaj Lacios, është edhe Federata ajo që ka dhënë dënim për argjentinasin.




Ai është pezulluar me dy ndeshje, duke humbur në këtë mënyrë edhe ndeshjen ndaj Parmës. Shkak për këtë pezullim me dy takime, është bërë protesta e tepruar e argjentinasit gjatë momentit që gjyqtari i ka treguar kartonin e kuq. Protestat e tij, kanë vazhduar edhe në momentin që është larguar drejt fushës dhe toni i përdorur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, e ka përshkallëzuar dënimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.