Kronikë

Foto/ Vrasja në mes të tregut, njerëzit tregojnë tmerrin. Gazetari: Ju lutem ta ndalë dikush!

19:30 - 14.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte ora 11:15. Zona e njohur si “Merkata Rus” në Shkodër ishte e mbipopulluar nga njerëzit që kishin dalë të blinin. Por pavarësisht mbipopullimit, kjo nuk ndaloi dy autorët të ekzekutonin 40-vjeçarin Fatos Ferracaku si dhe të plagosnin Fatmir Mehajn.




Me skafandra në kokë, dy autorët nga një motor qëlluan në drejtim të 40-vjeçarit dhe burrit tjetër, teksa ata të dy po pinin kafe në një lokal në këtë zonë. Pas vrasjes policia ka gjetur një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen “Guerrile”.

 

Ekzekutimi në mes të ditës
Të dy këta po pinin kafe në lokal, në momentin që është qëlluar në drejtim tyre, çka ka sjellë dhe panik te tregtarët, të cilët janë tronditur nga skena. Gazeta Shqiptare ka siguruar foto nga vendngjarja, ku trotuari duket i larë në gjak. Ferracaku është qëlluar në kokë dhe gojë, duke i shkaktuar vdekjen.

Rama: Të fortët le të hanë kokën e njeri-tjetrit…
Ky atentat mafioz në Shkodër, që muajt e fundit është kthyer në një arenë përplasjesh mes bandave, ndodhi vetëm pak orë pasi Zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë së qytetit. “Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”, ishte kjo deklarata e kryeminsitrit Edi Rama, të martën në një intervistë televizive.

Apeli i Gazetarit

Gazetari i News 24 nga Shkodra, ka bërë një apel pas ekzekutimit në mes të ditës, të 40-vjeçarit, këtë të mërkurë. Ai shkruan se shteti duhet të vendosi dorë urgjentisht në Shkodër, pasi dikush duhet t’i ndalë këto vrasje.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.