Kronikë

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Gati arrestimi i “xhuxhit”

16:41 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, teksa ka analizuar gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend, ka lëshuar një deklaratë të fortë.




Referuar burimeve, gazetari Hoxha tha në një intervistë televizive, se së shpejti do të vihet në pranga “xhuxhi”, i përmendur në përgjimet e dosjes 339, ku janë të implikuar banda e Avdylajve.

“Do të ketë shumë shpejt arrestime. Ndërsa aty është i përfshirë edhe ai xhuxhi. Xhuxhi do arrestohet. Nuk e identifikoj dot se kush është xhuxhi, as Prokuroria se ka identifikuar sepse ndryshe do të kishte marrë masa. Janë disa ishkryetarë që mund t’i futësh ke xhuxhi. Mos nxitohemi. Do kemi arrestime për të njëjtat çështje dhe të njëjtat histori”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se në këto përgjime është i përfshirë edhe kryebahkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i akuzuar nga opozita se është ai me pseudonimin “xhuxhi”.

Po sot, janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit, dy ish-deputetët  socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u arrestuan gjatë operacioni “Vol Vo 4”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dihet se xhuxhi eshte dako, se vertet
    eshte xhuxhmaxhuxh me halle.my pinxhuk, duhet te mos dale nga burgu, me pasurine e sekuestruar te ketij kryehajduti, riten 40% rogat e gjithe durresit
    .

    Përgjigju ↓