Kryesore

“Loja e shahut”/ Meta i përgjigjet Ramës: Nëse dikush kërkon përplasje me Presidentin…

21:42 - 15.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse nga njëra anë për Kryeministrin Edi Rama politika është lojë shahu, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur t’i përgjigjet në distancë.




I ftuar në emisionin “Open”, Kreu i Shtetit tha se mosdekretimi i Lleshit nuk është as lojë shahu dhe as tërheqje litari.

Por se sipas tij, në interes të tij janë vetëm qytetarët dhe mbrojtja e Kushtetutës.

Pjesë nga intervista:

“Unë e di se politika është lojë shahu. Por unë nuk po bëj as lojë shahu as tërheqje litari. Unë shoh vetëm interesin qytetar dhe mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti nuk ka asnjë interes të bëjë përplasje politike. Nëse do këtë mund ta bëjë shumë thjesht sepse është zyrtari më i rëndësishëm në vend. Sepse çdo betejë me Presidentin nuk është e thjeshjtë. Por Presidenti që keni këtu i di shumë mirë detyrat dhe përgjegjësitë e tij.”

Po dekretimi së fundmi i Helidon Bendos në krye të SHISH a ishte lojë shahu?

“Jo nuk ka qenë lojë shahu. Besoj se unë kam përgjegjësi më shumë se të tjerët. Dhe me qëllim forcimin e këtyre institucioneve të rëndësishme për vendin kërkohet pak më shumë kohë.”

Ju jeni shprehur se koha e drejtimit me Sekretar të parë ka përfunduar. Kush është ky Sekretar i parë?

Koha e sekretarit të parë ka ikur.

Po thoni se Edi Rama po sillet si Sekretar i Parë?

Nuk e thashë këtë gjë. Ne jemi një vend që vijmë nga një trashëgimi autoritare dhe është tepër e rëndësishme të mbrojmë këto standarte demokratike që kemi.

Cila është marrëdhënia me Kryeministrin?

Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë.

Marrëdhënia e krisur thotë Edi Rama…

Unë u lodha me këto lavdërime për Presidentin Meta, por unë jam këtu për të bërë detyrën time për mbrojtjen e Kushtetutës.

Jeni gati ta çoni krisjen në thyerje?

Nuk kam ndërmend asgjë tjetër vetëm mbrotjen e Kushtetutës. Dhe është tepër e rëndësishme që të mos shpenzojmë energjitë për konflikte të panevojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.