SPORT

Ndeshja me Skocinë, Panuçi: Do fitojmë, unë i kam inkurajuar lojtarët

18:35 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për sfidën e nesërme me Skocinë.




“Nesër duhet të shënojmë patjetër”, ka deklaruar tekniku italian i kuqezinjve, duke pohuar se ndaj skocezëve do të synohet fitorja.

Panuçi u shpreh se ai u ka dhënë kurajo lojtarëve, teksa shton se nuk u ka kërkuar lojtarëve që të mbrohen ndaj kundërshtareve, por të luajnë sa më shumë ofensiv

“Problemi është që në Izrael kemi krijuar situata. Do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim raste. Te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos. Që kur kam ardhur këtu kam treguar se i kam dhënë kurajë lojtarëve të mi, pyeteni edhe kapitenin.

Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shumë ofensiv. Nesër do ti kërkoj të fitojnë, me siguri”, shtoi Panuçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.