Nostalgji

Nostalgji/ Ledi dhe Ermonela flasin për grevën. Meidani i vetmuar në rrugët e Tiranës

16:00 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ledi dhe Ermonela flasin për grevën. Meidani i vetmuar në rrugët e Tiranës




Ledi dhe Ermonela flasin për grevën
Sigurisht që grevisteve të Partisë Socialiste nuk u ka përfunduar në mendje të paktën greva e urisë. Ja ku kemi në këtë foto, deputeten e PS Ledi Shamku me një paketë cigare në dorë, tejet e lodhur në fakt nga greva. Por në suplementin tonë, çudia nuk është kjo. Ledi, komunikon në fakt me kolegen e vet deputete Ermonela Felaj, në fakt me pushimet buzë detit që kjo e fundit po shijon në bregdetin tonë, dhe padyshim, pa ndarë nga dora Gazeta Shqiptare me suplementin Bluetooth, pikërisht në numrin ku flitej për “ministrin bixhozxhi Genc Ruli”. Por Ermonela dhe Ledi, nuk kanë këtë subjekt diskutimi, por grevën e urisë së deputetëve dhe mbështetësve të PS, e cila përfundoi nga data 20 maj. “Po shoh fotot e Reas dhe nuk di pse po m’bëkan qark të shkurtër n’mendje me grevën… Rea fluturusha me fustan të blertë që avitej tek plasa mes çadrave” i thotë Ledi, Ermonelës. Kolegia, nuk ka në fakt ndërmend këtë fakt, ndërsa shijon pushimet, por për t’i bërë qejfin Ledit i thotë: Sa bukur që flet o Led!

Meidani i vetmuar në rrugët e Tiranës
Eshtë e vështirë të jesh ish President, dhe ta gjesh veten të vetmuar. Kjo po i ndodh ish presidentit Rexhep Meidani, i cili ka drejtuar shtetin nga viti 1997-2002. Ja ku e shofim ish presidentin duke ecur në këmbë në një nga rrugët e Tiranës, pikërisht në “Bulevardin Zogu I” përpara selisë së gazetës Zëri i Popullit. Në fakt, presidenti, i cili më shumë gjatë gjithë këtyre viteve i është përkushtuar shkrimeve nëpër gazeta më shumë sesa marrjes me politikë, duket se ka humbur shumë nga “look” i tij i dikurshëm. Vitet bëjnë të vetën dhe tek ish presidenti, duket dhe mosha. Por pse vetëm? Kjo në fakt, kur ne e pamë, ishte edhe pyetja nën zë e kalimtarëve që e shikonin, madje herë herë kthenin dhe kokën për të parë ish presidentin pa ekskortë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.