SPORT

Partizani nis përgatitjet pa lojtarët e përfaqësueseve

10:00 - 16.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani nis përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të zhvillojë në Vlorë. Trajneri Skënder Gega dhe skuadra janë të përqendruar te sfida e radhës me kuqezinjtë, ku synohen 3 pikët.




Në seancën e sotme stërvitore kanë rënë në sy disa mungesa, ku bien në sy portieri Livjo Malaj, por edhe Rubin Hebaj, Esat Mala, apo edhe Besnik Ferati, të cilët janë të grumbulluar dhe impenjuar me skuadrat përfaqësuese respektive.

Ndërkohë, portieri Alban Hoxha i është nënshtruar një terapie intensive, pasi po bën të pamundurën që të jetë në fundjavën e ardhshme në transfertën vlonjate, një nga duelet më delikate të të kuqve, të cilët synojnë që të mos e lëshojnë më vendin e parë në Superiore. Partizani, aktualisht ka 31 pikë dhe mban vendin e parë, ndërsa Skënderbeu i dyti me 29 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.