BLUETOOTH

Këngëtarja detyrohet të heqë dorë nga zakoni i preferuar: Nuk është e lehtë, por ndihesh mirë kur e bën për diçka që ia vlen

17:20 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Është një periudhë vërtetë e veçantë kjo e festave të fundvitit dhe shumë prej nesh mezi presin t’i festojmë nën një oxhak të ngrohtë me njerëzit më të dashur. Ky vit që pothuajse është drejt fundit për shumë prej nesh ka sjellë shumë ndryshime. Edhe për ata që janë larg vendlindjes nuk kemi se si të mos lëmë një vend të veçantë në vëmendjen dhe në kujtimet tona. Edhe për njerëzit e njohur që zgjodhën të jetonin larg Shqipërisë, ne herë pas here i sjellim në kujtesë jo vetëm me emocionet që ata lanë apo krenarinë që ‘mbollën’ në vendet e huaja duke na përfaqësuar denjësisht, por edhe për talentin e tyre të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Gjithë ky epilog i dedikohet një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare, e cila për arsyet e saj vendosi të largohej nga vendi duke nisur një jetë të re në Londër.




 

Po flasim pikërisht për këngëtaren e njohur nga Tirana, Anjeza Shahini, e cila tanimë është në pritje të fëmijës së parë. Këngëtarja e njohur ka kohë që i ka munguar skenës muzikore, por nuk mungon me postime të herë pas hershme në rrjetet sociale. Vetëm para pak ditësh këngëtarja bëri publike lajmin se ajo po bëhet nënë. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në ‘Instagram’. Por shtatzënia vjen me huqe të reja, me dëshira apo edhe me gjëra nga të cilat duhet të heqim dorë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me këngëtaren, së cila gjatë kësaj periudhe, i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra. Shumë persona nuk mund të vijojnë normalisht ditën pa pirë në fillim një filxhan. Megjithatë kafja për gratë në pritje të ëmbël nuk është e këshillueshme. Mesa duket edhe këngëtarja Anjeza Shahini do duhet të heqë dorë prej saj. Ajo ka publikuar një foto ku është duke pirë dekafeinato dhe krahas fotos ka shkruar: “Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por ndihesh mirë kur e bën për diçka që ia vlen,”-përfundon këngëtarja. Anjeza prej kohësh jeton jashtë vendit së bashku me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Dimër, ngrohtë, afër oxhakut me dekafeinato me një bebush që rritet brenda teje, një pritje më të ëmbël se kaq, përjashtuar zakoneve, nuk mund të kishte tjetër!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.