SPORT

Liga e Kombeve/ Fiton “derbin e Ballkanit”, Serbia pranë kalimit në Ligën B

17:26 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia është shumë pranë kalimit në Ligën B. Ballkanasit kanë fituar derbin me Malin e Zi, teksa ka fituar me shifrat e ngushta 2-1.




Dominimi i miqve ishte i dukshëm, ndërkohë që pas gjysëm ore lojë, Adem Ljalic kaloi në avantazh serbët. Për të dyfishuar mendoi Mitrovic dy minuta më pas, ndërkohë që gjashtë minuta më pas, sulmuesi i Fulham kishte në këmbë rastin për 3-0, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Malazezët tentuan të reagojnë në fraksionin e dytë, por goli i Mugosa në minutën e 70-të shërbeu vetëm për statistikë. Pas kësaj fitoreje, Serbia ruan kreun e Grupit 4 në Ligën C, teksa numëron 11 pikë.

Vendi i dytë për Malin e Zi që ka 7 pikë, +1 nga Rumania që në 20:45 do të pres Lituaninë tashmë të rënë në Ligën D.  Takimet e fundit të këtij grupi janë ato mes Serbisë dhe Lituanisë dhe Mali i Zi-Rumani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.