Nostalgji

Nostalgji/ Avokat Spartak Ngjela, darkë me dy vajza. Ralf Gjoni, muzikanti që u bë drejtor shtypi

16:00 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Avokat Spartak Ngjela, darkë me dy vajza. Ralf Gjoni, muzikanti që u bë drejtor shtypi




Avokat Spartak Ngjela, darkë me dy vajza
Avokatin Spartak Ngjela, ua sollëm me një foto nga Italia në numrin e kaluar, e pikërisht, një pozë e tij përpara hotelit ku kishte vdekur Ismail Qemali. Madje, këtë, e konkretizoi edhe me një deklaratë të tijën. Por ja që një javë më pas, për avokatin, punët janë krejt ndryshe. Nuk e ka harruar tërësisht Ismailin, sepse gjendet në Vlorë, por aspak dhe absolutisht duke menduar për tezat e Ismail Qemalit në ngritjen e shtetit shqiptar. Këtë radhë avokat Spartak Ngjelën e shofim mes dy femrave, duke darkuar në një nga restorantet e Vlorës. Të gjithë e dinë që avokati është beqar, por në fakt, askujt nuk i shkon në mendje që ai ka vendosur që tani të kthehet në ndonjë lidhje. Atëherë, të jetë kjo një tryezë e sinqertë e avokatit? Ne të Bluetooth, i ndoqëm gjatë tre njerëzit në tavolinë. Në fakt, sikurse e dyshonim, nuk ndodhi asgjë. Avokati ishte nën shoqërinë e vajzave thjesht për të shijuar darkën, pikërisht në qytetin e Ismail Qemalit. T’u ketë rrëfyer vallë eksperiencën e tij në Itali? Këtë gjë, me thënë të drejtën, ne nuk e dëgjuam….

Ralf Gjoni, muzikanti që u bë drejtor shtypi
Nëse s’do të ishte sot Drejtor Shtypi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni (i pari majtas) do të ishte sot patjetër… një muzikant profesionist! Nuk e besoni? Foto më sipër në mjediset modeste të një emisioni mëngjesi në studiot e Radio-Televizionit shqiptar në vitin 1995, shefi i zyrës së shtypit të dikasterit diplomatik shfaqet me një kitarë akustike në duar, veshje tipike të një muzikanti pop dhe model flokësh që i përshtatet stilit të atyre viteve. Natyrisht, ishte i ri në kohën kur fliste për pasionin e tij, në krah të Zana Çelës (djathtas), Bledi Strakoshës, prezantueses Fjoralba Shehu dhe regjizorit Ylli Pepo. Ralfi mund ta ketë harruar këtë foto, por jo kujtimet e asaj kohe…!

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.