BLUETOOTH

Pas modeles, habit moderatori shqiptar: Njerëzit e shëmtuar janë të këqij dhe të palumtur

16:45 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cacophobia’, e quajtur ndryshe frika nga e shëmtuara qenka një nga fobitë e përhapura, por jo të shumëpërfolura ditët e fundit. Vetëm dy ditë më parë ishte modelja Aurela Hoxha, ajo e cili i shokoi të gjithë me deklaratën e bërë në një emision sa u përket njerëzve më pak të bukur. “Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar”, ishin fjalët e modeles, të cilat bënë bujë në media, e padyshim përgjigja nga ana e publikut ishte mjaft negative në drejtim të saj. Kësaj radhe është një personazh tjetër që ka një deklaratë të përafërt me të.




Bëhet fjalë për moderatorin shqiptar Kelvi Kadili, i cili në emisionin e tij “Flakë fare”, në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, e pyeti atë nëse i gjykonte njerëzit nga pamja e jashtme. “Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde. Mendoj që ka njerëz të bukur e të shëmtuar, që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”, ishin fjalët e Aulonës. Ndërsa moderatori u shpreh hapur duke thënë se të shëmtuarit janë njerëz të këqij. “Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar. Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqij”, tha moderatori shqiptar. Të jetë kjo një trend i fundit i çuditshëm apo njerëzit parapëlqejnë fasadën tanimë e jo brendinë?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.