Kronikë

Pistoleta dhe para, çfarë u gjet në lokalin e të arrestuarit nga fisi Çapja

19:22 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë një aksioni të policisë së Elbasanit e mbështetur dhe nga FNSH, ditën e sotme janë arrestuar në dy persona, ndërsa tetë të tjerë janë shoqëruar për verifikim.




Më herët u bë e ditur se në këtë operacion, u sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe një sasi parash.

Të arrestuarit janë Enver Çapja, 57 vjeç, Naim Gjarri, 38 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në lokalin e Enver Çapjas, 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm,  një palë targa automjeti  gjermane, një sasi prej 2110  euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Ndërkohë, Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës ku janë sekuestruar;

-një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.