BOTA

Zbardhet telefonata Erdogan-Trump, ja çfarë kërkoi presidenti i Turqisë

08:47 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).




Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, mësohet se dy liderët në bisedë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, këmbyen mendime për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, hetimet në vazhdim për organizatën terroriste FETO në SHBA, luftën kundër terrorizmit në Siri dhe raportet dypalëshe ekonomike.

Presidenti Erdogan gjithashtu i ka përcjellë homologut amerikan ngushëllimet për viktimat e zjarreve pyjore në Kaliforni.

Dy liderët kanë rënë dakord për zbardhjen e vrasjes së Jamal Khashoggit në të gjitha aspektet dhe moslejimin e mbulimit të ngjarjes, ndërsa kanë vënë në dukje rëndësinë për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes Republikës së Turqisë dhe SHBA-së.

Dy presidentët shprehën kënaqësinë e tyre për nisjen e patrullimeve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për rajonin sirian Munbixh dhe diskutuan për përfundimin e procesit sa më parë.

Po ashtu, presidenti Erdogan ka shprehur pritjet e tij që SHBA t’i japë fund ndihmave për degën siriane të organizatës terroriste PKK.

Pasi kanë përmendur rëndësinë e ndjekjes së çështjeve të diskutuara në Francë, dy liderët konfirmuan vendosmërinë e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve të tyre në të gjitha fushat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.