SPORT

Zhgënjen Shqipëria, mundet në shtëpi nga Skocia

22:54 - 17.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmje për tu harruar për Shqipërinë e Christian Panuccit, me kuqezinjtë që janë mposhtur nga Skocia me rezultatin e thellë 4-0.




Takimi nisi në malore për tanët, me Fraser që zhbllokoi takimin pas 14 minutash lojë. Për t’ia bërë më të vështirë përballjen, mendoi kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj. 32 vjeçari i Aris-it nuk i përmbajti nervat, duke goditur me kokë kundërshtarin, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një situatë që zgjoi skuadrën e Panuccit, që nisi të shikojë përpara, duke vënë në vështirësi gardianin McGregor.

Megjithatë, Fletcher në minutën e dytë të shtesës, i dha një goditje të fortë kuqezinjve, pasi shndërroi në gol një penallti. Në fraksionin  e dytë, skenën e mori James Forrest, me mesfushorin e Celtic që realizoi një dopietë brenda 12 minutash lojë. Përfundimisht 4-0 dhe Christian Panucci rrezikon shkarkimin nga stoli i kuqezinjve, që nga ana e tyre rrezikojnë të bien në Ligën D.

Nga ana tjetër Skocia rrit shanset për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kombeve. Ata renditen në vendin e dytë me 6 pikë, aq sa Izraeli i vendit të parë, që i pret në shtëpi mbrëmjen e së martës për të diskutuar grupin 1 të Ligës C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.