Rajoni

FOTO/ Ky është “Tanku”, makina 600 mijë euro që fundosi Gruevskin

10:45 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mercedesi i tipit “Armored” me vlerë 600.000 euro, i quajtur ndryshe dhe “Tanku”, është automjeti që ka fundosur politikisht dhe juridikisht, ish-Kryeminstrin maqedonas Nikolla Gruevski.




Nën akuzën e një afere korruptive, Gruevski është dënuar nga Gjykata Penale e Shkupit me 2 vite burg.

Por, automjeti luksoz është ende në përdorim nga qeveria e vendit fqinj, i cili tashmë përdoret për transportin e zyrtarëve shumë të lartë dhe delegacioneve të tyre.

E fundit që ka udhëtuar me “Tankun” ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Shkup dy muaj më parë.

Ndërkohë, edhe kupola e shtetit maqedon, ku përfshihet presidenti Gjorgje Ivanov, ish-kryeministri Emil Dimitriev, si dhe ish-kreu i Kuvendit maqedonas Trajko Veljanovski, e kanë përdorur atë.

Qeveria Zaev e nxorri në ankand, por si duket është tërhequr nga kjo praktikë. Hetimi për Mercedesin 600 mijë euro nisi më 24 janar të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale.

Tashmë, automjeti është kthyer në “boomerang” për ish-Kryeministrin, i cili pas dënimit me dy vite burg, Gruevski ka vendosur të kërkojë azil në Hungari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.