Kryesore

“Provokacia” presidenciale nga Maqedonia

12:11 - 18.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarët në fshatin Mexhitli të Manastirit këtë të dielë kanë pritur një vizitor të veçantë, presidentin Ilir Meta.
Kreu i shtetit shqiptar është pritur nga banorë dhe autoritetet vendore të këtij fshati, i cili është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.




“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet më të rëndësishme për ne shqiptaret”, ka thënë presidenti Meta.

Dhe në fund, nuk mund të mungonte një foto me simbolin e shqiponjës, simbol i cili sa herët bëhet cilësohet si provokim nga fqinjët e Shqipërisë që i frikësohen “Shqipërisë së Madhe”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.