SHËNDET

5 efektet e mrekullueshme të lules së pasionit

18:15 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulja e pasionit apo Passiflora është e njohur për vetitë e saj qetësuese. Në grupin e kësaj luleje bëjnë pjesë 500 specie të ndryshme të familjes Passiflora. Ekspertët kanë identifikuar pesë vlera kryesore të lules së sahatit për shëndetin e njeriut.




1. Lulja e pasionit ul tensionin e gjakut
Shkencëtarët besojnë se një përbërë kimik i lules së sahatit që quhet acidi edulilik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Tuli i frutit të lules së sahatit është një kurë e mirë për uljen e tensionit. Ky efekt ndihet pas përdorimit të 8 miligramëve të lules së sahatit për një periudhë pesëditore. Rezultatet shkencore kanë treguar se ekstrakti i lules së sahatit rrit nivelet e një enzime të caktuar, që luan rolin e antioksidantit dhe ul nivelet e lipideve të oksiduara që shkaktojnë dëme të shumta, duke akumuluar toksinat e rrezikshme në trup.

2. Për një gjumë më të qetë
Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së pasionit në mjekësi është kundër pagjumësisë. Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit ofron përfitime afatshkurta tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.

3. Lehtëson dhimbjet
Lule sahati ka një efekt qetësues dhe zbeh kontraktimet. Rrjedhimisht, lulja e pasionit ndihmon në uljen dhe zbutjen e dhimbjeve fizike.
Këtë lule mund ta konsumoni nëse vuani nga dhimbjet menstruale, apo për të ulur dhimbjen e kokës. Lulja e pasionit mundet të ndihmojë edhe në lehtësimin e kontraktimeve të muskujve dhe dhimbjes së dhëmbëve.

4. Ndihmon kundër stresit dhe ankthit
Lulja e pasionit përdoret gjerësisht kundër acarimeve nervore, ankthit dhe stresit. Në ndryshim nga medikamentet më të përdorura kundër këtyre shqetësimeve, lulja e sahatit nuk ka efekte anësore (trullosje, drobitje), ose nuk lë pasoja në punën tuaj ditën e nesërme.

5. Kundër depresionit
Pjesëmarrësit e një studimi të huaj konsumuan suplemente të lules së pasionit çdo ditë për një periudhë gjashtë mujore. Ata nisën të ndiheshin mirë që në javën e tretë. Shkencëtarët arritën në konkluzionin se lulja e pasionit ofron avantazhe për femrat e prekura nga menopauza. Megjithatë, mjekët këshillojnë që njerëzit të mos e konsumojnë lulen e sahatit, nëse marrin ilaçe të rekomanduara kundër depresionit apo stresit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.