SHËNDET

Dorian Meta: Ndikimi i aktivitetit fizik te fëmijët 0-10 vjeç

17:00 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Aktiviteti fizik përgjithësisht përqendrohet te moshat e rritura, por shpesh harrojmë që edhe fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik. Dorian Meta, koordinator i Programeve Profesionale “Operator Fitness” tregon për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” disa këshilla të vlefshme mbi aktivitetin fizik te fëmijët si dhe ndikimin e tij në zhvillimin psiko-motor te grupmosha 0-10 vjeç. Sipas sugjerimit të “American Academy of Pediatrics”, fëmijët duhet të bëjnë aktivitet fizik jo më pak se 30-60 minuta në ditë. Kjo pasi ky aktivitet ka funksione të shumta në aspektin psiko-social dhe shëndetësor të fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar që ekziston një aktivitet sportiv ideal për fëmijën, pasi janë të shumta problematikat në interpretimin e lojës sipas fazave të zhvillimit të vetë fëmijës. Arsye kjo, e cila rrit rëndësinë që fëmija të jetë ai që zgjedh lojën e tij dhe jo të jetë i induktuar nga prindi apo familjarë të tjerë. Aktiviteti duhet të jetë interaktiv, në ajër të pastër, por mbi të gjitha të ketë varietet në zhvillimin harmonik të kapacitetit motor të fëmijës. Pra, loja duhet të përshtatet me moshën e fëmijës që e luan. Aktiviteti fizik duhet të diferencohet sipas fashave të rritjes dhe grupmoshave në të cilën fëmija bën pjesë, kjo për të reduktuar stresin e fëmijës, pasi nëse luan me më të rritur, mund të krijojë aludime si i paaftë në ekzekutimin e lojës së më të rriturve, arsye kjo që duhet të kujtojmë gjithmonë disa pika kyç në rëndësinë e zhvillimit psiko-motor sipas moshave.




– Për fëmijët nën moshën 2 vjeç duhet që prindërit të propozojnë lojëra të thjeshta dhe me pak strukturë logjike, pasi fëmija në këtë grupmoshë humbet shpejt interesin për atë çka bëhet dhe zhvillohet.

– Fëmijët në moshën parashkollore duhet të marrin pjesë në aktivitete që lejojnë zhvillimin kreativ psikologjik, në zbulimin e hapësirë/kohës. Duhet të jenë të pakta rregullat e këtyre aktiviteteve për të mos ndërprerë vazhdimisht lojën dhe me komanda të thjeshta. Si të vraposh, të notosh apo të luash me top.
-Fëmijët e grupmoshës 6 deri në 9 vjeç kanë kapacitete motore më të mira dhe janë të vetëdijshëm për trupin e tyre dhe për hapësirën që zotërojnë, me ekuilibër më stabël dhe mundet të fillojnë sporte të organizuara me rregulla flesibël, ku pikësynimi dhe fokusi duhet të jenë në aspektin e kënaqësisë se në atë të kompeticionit. Është një hap themelor ky për të krijuar një gjeneratë pozitive dhe korrekte ku vlerat trashëgohen dhe ndihma për shokun është prioritare.
-Për fëmijët nga mosha 10-12 vjeç duhet të shtohet vëmendja tek zhvillimi i kapaciteteve motore, të jepen informacione taktike dhe strategjike për kontrollin dhe monitorimin e trupit, si dhe të aplikohen lojëra interaktive me informacione kërkimi dhe studimi edhe gjatë lojës. Të ketë aktivitet të fokusuar në zhvillimin e masës muskulore.

A group of diverse children playing outside.

-Adoleshentët janë shumë të influencuar nga bashkëmoshatarët e tyre, arsye kjo që duhen zgjedhur lojëra dhe aktivitete që atyre u intereson. Të jenë në shoqëri dhe në grupe për të siguruar vazhdueshmëri të interesit, duke futur këtu edhe sportet me kompeticione. Bëhet i rëndësishëm mirëkoordinimi i figurave shoqëruese të fëmijës (familja, shoqëria, kopshti, shkolla, etj.) për të garantuar ecuri konstante sipas moshës, por mbi të gjitha një mirëperceptim të vetvetes për të eliminuar problematika madhore, që mund të mbarten gjatë zhvillimit si depresioni, ankthi apo stresi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.