AKTUALITET

“Bilbili” amerikan foli sërish për Saimir Tahirin

16:53 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i Doland Lu nga Tirana duket se nuk ka ndikuar aspak në misionin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.




Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ambasada amerikane duket se po ndjek më vëmendje çështjet e mbetura pezull. Atë të Ervis Martinaj e cila ka nisur sëfundmi dhe për rastin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.

Kështu ambasada thekson se pret që sundimi i ligjit të zbatohet dhe për rastin e Tahirit.
Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”, thekson ambasada amerikane ndërsa pyet: Kush e ka radhën?

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në 1 nëntor tha se hetimet e kryera në Itali për lidhjet e tij me grupin e vëllezërve Habilaj të përfshirë në trafikun e marijuanës janë pushuar pasi siç tha ai, nuk është gjetur asnjë provë e përfshirjes së tij

Tahiri tha se kishte në dorë vendimin e një gjykate italiane për pushimin e hetimeve pas nuk ka rezultuar asnjë lidhje me aktivitete të paligjshme. Po ashtu ai nuk kurseu akuzat për ambasadorët, duke thënë: “Bilbila dhe kopila u bënë bashkë që Saimir Tahiri të futej në burg”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.