Kosova

Kosova dështon në votimin për Interpol

10:16 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka dështuar përfundimisht duke mos marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Kosova. Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.




Në raundin e parë, votuan 154 vende, prej të cilave 22 kanë abstenuar, 56 kundër dhe 76 ishin pro.

Kosova për t’u anëtarësuar në INTERPOL kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017 – ky i fundit u tërhoq me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it rreth punës së Policisë së Kosovës.

Para se të votohej kanë mbajtur fjalim përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur ‘pro’ anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb kundër Kosovës.

Po ashtu pro Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite. Ndërsa kundër kanë qenë Maroku dhe Rusia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.