SPORT

Kosova mposht Azerbajxhanin, kualifikohet në fazën play off

22:46 - 20.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes bëjnë një hap historic duke u kualifikuar për në fazën kualifkuese të Ligës së Kombeve pas fitores së madhe të arritur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.




Një triumf i jashtëzakonshëm i Kosovës përballë tifozerisë së saj e cila e kishte mbushur plot stadiumin në përkrahje të skuadrës së tyre që i dha një fitore të madhe.

Vendasit fituan me rezultatin e pastër 4-0 ku dhuruan një 90-minutësh spektakolar përballë Azerbajxhanit që ishte e pafuqishme përballë sulmeve të Kosovës që e mbyll grupin në vendin e parë.

Arbër Zeneli me triplentën e tij, goli i mbrojtësit Amir Rahmani dhe  i dhanë suksesin e madh skuadrës së tyre duke përmbushur misionim e pare, kualifikimin në fazën play off të Nations League.

Me këtë sukses Kosova e mbyll në Grupin 3 të Ligës D si lidere pa asnjë humbje me katër fitore dhe dy barazime duke grumbulluar 14-pikë.

Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.