EKONOMI

Biznesi Serbi-Shqipëri, Čadeź: Të ndryshojmë perceptimin

13:26 - 21.11.18 Aurora Golemi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, me rastin e 15 vjetorit të pjesëmarrjes së Serbisë në “Tirana International Fair” mblodhi në një pritje ambasadorë, sipërmarrës nga Serbia, përfaqësues te biznesit dhe medias shqiptare, mes të cilëve edhe Presidenti i Hysenbelliu Group, zoti Irfan Hysenbelliu.




Takimi i paraprin panairit ndërkombëtar që çel siparin këtë të mërkurë në Shqipëri ku pjesëmarrës janë më shumë se 40 kompani nga Serbia.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Serbe, Marko Čadeź e vlerësoi te shkëlqyer bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve tregtare mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se dy vendet tona janë ato që se bashku do të ndryshojnë perceptimin për Ballkanin.

“Vetem ne 2017, eksportet tona nga Serbia në Shqipëri, u rriten në 31%, ndërsa eksportet shqiptare në Serbi u rriten në 40%. Padyshim që këtë nuk e gjeni në vendet e tjera. Ajo që po ndodh këtu është se dy vendet tona po e gjejnë mundësi të reja dhe partneritet, për të qenë konkurruese me produktet e tyre jo vetëm në Bashkimin Europian por edhe në Rusi e Kine. Mendoj, besoj dhe ribesoj se komuniteti shqiptar dhe komuniteti serb se bashku mund të formësojne të ardhmen e këtij rajoni. Do të ndryshojmë perceptimin se ky është rajoni i dështimeve, problemeve, luftës e kolapsit. Ky është rajoni i suksesit. Nuk ka asnjë vend ne kontinentin europian që të ketë investuar ne një skeme më të madhe përfitimi sesa vendet tona.” – tha kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë serbe, Marko Čadeź.

Edhe  Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, zoti, Isuf Ferra, tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, por kërkoi politika mbështetëse nga dy qeveritë.
Ines Muçostepa Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë  duke folur me gjuhen e shifrave tha se shkembimet tregtare me Serbinë ne krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor zëne 34% të totalit.

Një vit më parë, në 2017 në Tiranë u themelua Dhoma e Tregtisë  Shqipëri-Serbi, e  cila synon  të forcojë  dhe të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjithe ato krime qe ka bere Serbia ne trevat Shqiptare prej vititi 1912-2018,pa kerkuare falje per gjenocidin qe ka bere ndaje popullit Shqiptare.
    Edhe Shqiperia londineze e ka perjetue vrasjet,perdhunimet dhe shkaterimin e pronave private mes dy lufterave boterore,rasti me fresket ndeshja futbollit mes Serbise dhe Shqiperise ku Serbet shfaqen urretjen patologjike qe kan ndaje Shqipetareve e ju beni biznes me ata.

    Përgjigju ↓