SPORT

Duka: Panuçin e mbështeta përpara ndeshjes

12:00 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas përfundimit të takimit Shqipëri-Uells tha për mediat se fitorja e kuqezinjve shërben për skuadrën në mënyrë që të rritet më shumë besimi. Ai shtoi se me Panuçin ka pasur edhe një takim para ndeshjes, por vetëm e ka mbështetur. “Rezultati ishte pozitiv. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por pas asaj humbjeje ndaj Skocisë shërben për ndryshimin e atmosferës.




Nuk kam diskutuar asgjë me Panuçin, përveç se jam munduar ta mbështes për të pasur paraqitje dhe rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre asgjë, por kthen besimin te skuadra. Fitorja na kthen besimin, nuk e bën skuadrën më të mirë, por jep më shumë besim. Duhet më shumë mbështetje dhe më pak mungesa e më shumë fat mund të bëjmë më mirë. Sot ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Besoj se në ekip kombëtar duhet të jetë më i miri i momentit, pavarësisht nga mosha apo ekipit ku luan”, u shpreh Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.