BOTA

Rreth 85,000 fëmijë mund të kenë vdekur në Jemen

14:51 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen, ka deklaruar organizata bamirëse ndërkombëtare “Save the Children”.




“Numri është i barabartë me gjithë popullsinë nën pesë vjeç në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe – Birmingham”.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se deri në 14 milionë qytetarë të Jemenit janë në prag të urisë.

OKB po përpiqet të ringjallë bisedimet për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti. Lufta u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.