EKONOMI

Buxheti, Ahmetaj shigjeton opozitën dhe jep lajmin e mirë

11:45 - 22.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Ahmetaj, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, nga foltorja e Kuvendit duke folur për buxhetin, shigjetoi drejtuesit e opozitës.




Sipas Ahmetaj, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërtuar rrugë, por ka hapur vetëm tendera. “Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë lekë. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar”, – tha Ahmetaj.

Duke vijuar më tej, ministri i Ekonomisë, u shpreh se arteriet më të rëndësishme të rrugëve do përfundojnë përmes projektit 1 miliard dollar brenda 2021. “Këtu ia vlen t’i referohemi Rrugës së Arbrit dhe rrugëve të tjera, të cilat do të ndërtohen deri në 2021.

E dini se projekti i 340 milionë dollarë i rrugës Tiranë-Elbasan sot i ka shkuar mbi 400 milionë dollarë.  Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë  nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim investimet dhe pagat”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.