BOTA

“CIA nuk e fajëson Princin e kurorës për vrasjen e Khashoggit”

09:32 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se CIA nuk ka dalë në përfundimin se ka qenë pikërisht Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ai që ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i vrarë më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll.




Zyrtarët e shërbimit sekret amerikan i thanë medies amerikane se, një operacion i tillë ka pasur nevojë aprovimi nga Princi në fjalë. Por, Arabia Saudite vijon të këmbëngulë se ai ishte një “operacion i shkuar keq”.

“Ata nuk kanë dalë në këtë përfundim”, tha Trump, kur u pyet mbi vlerësimin e raportuar të CIA-s nga reporterët e pranishëm në Florida.

“Ata kanë shprehur thjesht bindjet e tyre. Unë e kam raportin, por nuk ka një konkluzion të qartë. Nuk e di nëse dikush do të mund t’i shkojë deri në fund e të dalë në përfundimin se Princi i kurorës e ka bërë këtë gjë. Megjithatë, e ka bërë apo jo, kjo s’ka rëndësi. E rëndësishme është që ai e mohon me vendosmëri, sikurse edhe i ati, mbreti i Arabisë”, tha Trump.

Komentet e tij të së enjtes vijnë në kohën kur princi saudit i kurorës nisi një tur rajonal në Lindjen e Mesme, duke nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i pari udhëtim i tij jashtë vendit që prej vrasjes së Khashoggit.

Princi i kurorës pritet të marrë pjesë gjithashtu në një takim të udhëheqësve të vendeve të G20-s në Buenos Aires, në fund të këtij muaji, ku do të jenë padyshim edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe presidenti turk, sikurse edhe disa prej përfaqësuesve të vendeve europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.