EKONOMI

Shkrihen ZRPP, ALUIZNI dhe AITPP, krijohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës

10:30 - 24.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç edhe kishte premtuar në fushatë dhe përcaktuar në program, qeveria ka shkrirë Hipotekën, ALUIZNIN dhe AITIPP dhe në vend të tyre ka krijuar një institucion të vetëm Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. “Agjencia Shtetërore e Kadastrës ndërtohet si bashkim i AITPP-së, ALUIZNI-t dhe ZRPP-së”-thuhet në dispozitat kalimtare të projektligjit “Për Kadastrën”.




Ky institucion do të drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës dhe veç drejtorisë qendrore do ketë edhe drejtoritë vendore. Krijimi i këtij institucioni argumentohet me faktin se fragmentimi i punës në një tërësi institucionesh (ZRPP-ja, ALUIZNI, AITPP-ja etj.) nuk ka prodhuar rezultatet që priteshin në trajtimin e çështjes së pronës dhe legalizimeve në vend.

Projektligji në fjalë konkretizon idenë e mësipërme, duke parashikuar zbatimin e të gjitha proceseve nga një agjenci e vetme (që do të përthithë kompetencat e atyre ekzistuese).

Për çdo çështje që ka lidhje me tokën, ruajtjen, administrimin, zhvillimin apo tjetërsimin e saj, informacioni dhe/ose rekomandimi i ASHK-së është i detyrueshëm.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjithë punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Objekteve/Ndërtimeve Informale, konsiderohen punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për një periudhë kalimtare 6-mujore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.