BOTA

Përplasja SHBA-Rusi, Trump: Mund të anuloj takimin me Putin në G20

10:02 - 28.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Donald Trump mund të anulojë një takim me presidentin rus Vladimir Putin, pas përplasjes detare midis Rusisë dhe Ukrainës.




Trump tha për “Washington Post” se ai ishte duke pritur për një “raport të plotë” nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare, pasi anijet ruse gjuajtën dhe sekuestruan tre anije ukrainase të dielën.

Të dy udhëheqësit do të takohen në samitin e G20 në Buenos Aires, më vonë këtë javë.

Ndërkohë, SHBA i ka kërkuar shteteve evropiane të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Heather Nauert, deklaroi se Uashingtoni donte të shihte zbatim më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë.

Trump i tha “Washington Post” se raporti që vjen nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të ishte “shumë përcaktues”.

“Ndoshta  nuk do të ketë takim me Putin, nuk më pëlqen agresioni. Nuk më pëlqen fare agresioni”, tha ai.

Në fokus të takimit mes dy udhëheqësve do të jenë çështjet si: siguria, kontrolli i armëve por edhe çështjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.