BOTA

Merkel: Jo zgjidhje ushtarake për përplasjen Ukrainë-Rusi

14:46 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë për përplasjen Ukrainë-Rusi, ka theksuar se nuk ka “zgjidhje ushtarake”, pasi udhëheqësi i Ukrainës së fundmi i kërkoi NATO-s që të dërgonte anije në Detin e Azov.




Kërkesa e Petro Poroshenko erdhi pas një konfrontimi detar me Rusinë, ku kjo e fundit hapi zjarr mbi tre anije të Ukrainës dhe konfiskoi ekuipazhet e tyre në ngushticën Kerch.

Merkel tha se kriza ndërmjet tyre ishte “krejtësisht veprimi i presidentit rus”. Megjithatë, ajo tha se “çështjet si këto mund të zgjidhen vetëm me dialog të ndjeshëm”.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Poroshenkon për krijimin e “provokimit” detar për të rritur vlerësimet ndaj tij përpara zgjedhjeve të vitit 2019.

Në përgjigje të krizës, presidenti Poroshenko ka zbatuar ligjin ushtarak përgjatë rajoneve kufitare të Ukrainës për 30 ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.