BOTA

Përplasja detare Rusi-Ukrainë, Trump bisedon me Erdogan

12:28 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, rreth konfrontimit detar midis Rusisë dhe Ukrainës.




Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, përmes një deklarate tha: Dy liderët shprehën shqetësim të thellë për incidentin në Ngushticën Kertsh dhe për mbajtjen e vazhdueshme të anijeve dhe anëtarëve të ekuipazhit të Ukrainës.

Erdogan deklaroi se ka biseduar në telefon edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, edhe me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Në bisedën time me Putinin, temë kryesore ishte situata që po vazhdon me Ukrainën. A mund të shërbejmë në rolin e ndërmjetësuesit? E kemi diskutuar këtë çështje me të dyja palët”, tha Erdogan.

Rusia ka aneksuar tri anije të Ukrainës dhe ka arrestuar ekuipazhin e saj në brigjet jashtë Krimesë, duke thënë se ato kanë kaluar ilegalisht në ujërat e saj. Paraprakisht, ajo ka hapur zjarr, duke plagosur gjashtë ukrainas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.