BOTA

Ukraina ndalon meshkujt rusë

13:51 - 30.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ukraina ka ndaluar burrat rusë të hyjnë në territorin e saj. Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se nuk do të lejojë burra rusë të moshës 16-60 vjeç në vend gjatë ligjit ushtarak. Një përjashtim sipas tij do të bëhet për “raste humanitare”, siç janë ata që udhëtojnë në funerale.




Masa erdhi mes frikës të një pushtimi rus, pasi forcat ruse kapën tre anije ukrainase dhe 24 marinarë në Detin e Zi këtë fundjavë.

Poroshenko tha se incidenti ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Rusia thotë se anijet kishin shkelur ujërat territoriale.

Kjo është përplasja më e rrezikshme në detin e Krime-së, pas përplasjes së mëparshme, kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në mars të vitit 2014.

Presidenti Petro Poroshenko shkroi se ndalimi ishte projektuar për të parandaluar formimin e “ushtrive private” në Ukrainë.

Ndalimi i hyrjes së shtetasve rusë do të kishte pasoja të rënda në udhëtimet ndërkufitare tani që periudha e festave afrohet dhe mund të pasohet nga masa reciproke nga ana e Rusisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.