BLUETOOTH

Rike Roçi fiton audicionet për aktore, ja ku do të nisë realizimin e ëndrrës së saj

16:15 - 01.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo ka spikatur më parë si një nga vajzat bukuroshe të “Big Brother”, e cila vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe sot. Po flasim pikërisht për bionden seksi, Rike Roçi, e cila tashmë jeton prej kohësh në Itali. Ish-banorja njihej për pasionet e saj të shumta dhe dëshirën e guximin për t’i bërë ato realitet. Së fundmi zbuluam se ëndrra e saj më e madhe është në hapat e saj të parë drejt realizimit.




Në një foto të postuar së fundmi, Rike zbulon se është duke performuar në një skenë si aktore. Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” treguan se bukuroshja ka fituar një audicion shumë të rëndësishëm në Romë, ku nga Milano janë përzgjedhur vetëm 20 veta nga të cilët Rike ishte pjesë e tyre. Burimet thonë se bëhet fjalë për një nga akademitë më të mira kinematografike në Romë me drejtuesit më në zë të momentit. Një hap ky shumë i rëndësishëm për ish-banoren e “Big Brother”. Pra, mund të mendojmë se së shpejti Rikja mund të jetë pjesë e ndonjë filmi të rëndësishëm. Të shohim ç’do mund të zbulojmë më tej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.