DOSSIER

Letra lufte me italianë, gjermanë e komunistë

12:05 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Thyeni prangat me të cilat ju kanë lidhur dhe luftoni për lirinë tuaj. Vëllezër armësh, sabotoni fashizmin, bashkëpunoni me partizanët që luftojnë për lirin e çdo populli.
Poshtë fashizmi dhe kusarët e Hitler e Musolini!
Rroftë Italija e lirë dhe lirija e popujve!
Ushatri Mario Cristina”.
Letra lufte e paslufte, si në një film bardhezi hedhin dritë mbi italianë, gjermanë e komunistë më shumë se 70 vite më parë. Njerëz që komandojnë, që luftojnë, që vrasin e vriten, gabime e faje, emra të vdekurish që lanë eshtrat prej urdhrave që morën, të pafaj që u shuan për kapriço a mëri të vogla. Nis më shumë se një shekull më parë historia e Ushtrisë Kombëtare. Me rastin e 106-vjetorit, këtë të martë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura dhe nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes organizojnë sot në orën 11:00 në Muzeun e Forcave të Armatosura ekspozitën e përbashkët me dokumente dhe foto.
Në 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12000 personel gjithsej. Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësor, Forca Detare dhe Forca Ajrore.




Një italian në malet e Shqipërisë: Nga
lotët e katundarëve njoha barbarizmin

“Bashkëpunoni me partizanët që luftojnë për lirin e çdo populli”

Oficerë, Vëllezër ARMËSH, POPULLI I ITALIS!
Ju flet nga malet e Shqipërisë një zemër e vërtetë italiani.
Nga mjerimet e mëdha të shkaktuara prej armatave të zeza, nga krimet e rënda të kryera nër katunde në kurriz të popullatave të pafajshme, nga lotët e katundarëve, kam mundur të njoh palcën e barbarizmës fashiste.
Provat e panumërta që fashizmi ju ka dhënë dhe do t’ju japë në qoftë se kjo luftë do të vazhdojë ende, varfërish që dita-ditës po shtohet, çkatërrimi i qyteteve t’ona, gjaku i vëllezërve tanë që kërkon hakmarrje në çdo anë të botës, nuk ju dhanë të kuptoni se Musolini e ka shpurë Italinë në çkatërrim dhe në dyshimin e pamvarësis së sajë?


Italianë, Musolini në një nga fjalimet e tij ka thënë: “Do të vijë koha e bukur”. Po, erdhi me të vërtetë dhe prandaj lufta sot ndodhet në portat e Italis. Musolini ju premtoi begati dhe prandaj në çdo anë të botës derdhet më kot gjaku i lules së djalëris italiane pranj buka jonë niset për në Gjermani në shkëmbim të materjalit për të vrarë popujt. Musolini na ka premtuar liri dhe prandaj sot Italia është e okupuar nga armatat naziste, burgjet janë mbushur me njerëz të pafajshëm dhe populli italian është i lidhur me pranga nga skllavërija fashiste.
Nga të gjitha premtimet e bëra prej Musolinit, ç’përfitim kemi pasur veçse tetë vjetë luftë, varfëri dhe çkatërrim?
Kjo tirani do të vazhdojë dhe do të shtohet gjithmonë më shumë në qoftë se fashizmi nuk dërmohet. Oficera të armatave të zeza, të kini trup dhe të mbani ment se lufta nuk fitohet me të vjedhur, me të vrarë e me të çkatërruar fshtra të tëra; çnderimi që i kini prurë popullit italian bie mbi ju dhe mbi krerët t’uaj.
Popull italian, kujtoni patriotët heroikë Garibali-n, Cavour-in, Mazzini-n; të jini të denjë të emrit që sillni, mos mejoni që mallkimi i bijve t’anë të vjerë mbi neve, sot që armatat anglo-sovjeto-amerikane marshojnë fitimtare në të gjitha frontet. Përfitoni nga çastet për t’u bashkuar dhe për të marshuar kundra fashizmit. Thyeni prangat me të cilat ju kanë lidhur dhe luftoni për lirinë t’uaj. Vëllezër armësh, sabotoni fashizmin, bashkëpunoni me partizanët që luftojnë për lirin e çdo populli.
Poshtë fashizmi dhe kusarët e Hitler e Musolini!
Rroftë Italija e lirë dhe lirija e popujve!
Ushtari Mario Cristina
Regjiment i I-rë, i Xhenjos. Kamp.Deposito.Torino

1943, gjermanët:
Furnizohemi me
materiale ushtarake në portet shqiptare

“Qeveria të na vejë në dispozicion magazina pa qira, të mos interesohet për llojin e furnizimeve”

Më 1943 gjermanët kishin lidhur marrëveshje me qeverinë shqiptare të kohës për t’u furnizuar në portet shqiptare. Në 11 pika, marrëveshja jo vetëm që nuk ka gjurmë llogaridhënieje, por merr komandën nëpër porte. “Anijet si duhet materiali, nuk i nënshtrohen formaliteteve doganore shqiptare, mbasi shkarkimi i kapitenerisë se skelës dhe të zyrave gjermane të transportit. Qeveria shqiptare nuk interesohet n’asnji mënyrë për llojin dhe sasin e materialit të furnizimeve të ushtris gjermane”, thuhet mes të tjerash.

DOKUMENTI
Adhutanti Ushtarak i Plotëfuqishëm të veçantë Gjerman
Shkurti fornizim detar ne liane të Shqipërisë
Minsitris së Jashtme Shqiptare
Tiranë
22.Nandu.1943

Kemi nderin me ju njoftue mbi sa vijon.
Ndërmjet përfaqësuesve të marinës luftarake gjermane asht arritun marrëveshje si vijon këtu poshtë.
1)Marina Luftarake Gjermane importon me anije tregtare material furnizimesh ushtarake të çdo lloji nëpër skelet e ndryshme të Shqipnis. Anijet si duhet materiali, nuk i nënshtrohen formaliteteve doganore shqiptare, mbasi shkarkimi i kapitenerisë se skelës dhe të zyrave gjermane të transportit. Qeveria shqiptare nuk interesohet n’ asnji mënyrë për llojin dhe sasin e materialit të furnizimeve të ushtrisë gjermane.
2)Skela të nevojshme për furnizimet ushtarake janë: Vlona, Durrësi, Shëngjini, Buna me liqenin e Shkodrës dhe Ulqini.
3)Marina ushtarake gjermane zbaton kontrollimin e dokumenteve në skelat e lartpërmendunda për të gjitha personat, të çdo nacionaliteti qofshin (edhe ushtarakë gjermanë) simbas mostrës së përfolun me Major Bumçin.
4)Në skelën e Durrësit qeveria shqiptare do të vejë në dispozicion të Marinës Luftarake Gjerman pa qira dy magazina (në vendqëndrimet nr.1 e 2 me nji përmbajtje prej afro 1000 xxx) për kohën që do të qëndrojnë ushtrit gjermane në Shqipni. Magazinat dhe barakat që i përkitshin ish ushtris italiane nuk preken mbi sa më nalt.
5) Të gjith nëpunsit që ndodhen në anijat si edhe në tokë të skelës së Durrësit e që janë pasuni italiane janë sekuestrue prej marinës luftarake gjermane. Lirimi i kësaj pasunije bahet prej komandës Gjermane të skelës sipas urdhënit që do t’i jepet.
6)Mjetet ushqimore që ndodhen në skelë e që janë pasuni shqiptare janë rë lira dhe mund të ngrihen me nji herë.
7) Fuqi ushtarake e sidomos marina luftarake gjermane marin përsipër rojen në sinurin e skelës. Nuk merr për sipër asnji përgjegjësi për vjedhjes sidomos për ato që kryhen natën.
8) Marina ushtarake gjermane nuk ka ndonji kundërshtim që pasunija në sinurin e skelës të ruhet prej shqiptarësh t’uniformuem. Vetëm se në vendosjen e fuqivet ndihmuese shqiptare në sinurin e skelës asht nevoja qi ma parë të bisedohet me komandantin gjerman të skelës.
9)Komandanti Italian i skelës do të qëndorjë tash si civil në vendin e tij, si kapiten i skelës. Me ardhjen e një drejtuesi gjermane të transportit detar shngarkohet kapiteni italian. Marina luftarake gjermane merr përsipër të kryemit e veprimevet të tij deri në vendosjen e një kapiteni shqiptar…
10) Anijat shqiptare që ndodhen për tash në limanet e Shqipnis nuk mund të dalin prej limanesh deri në skjarimin e përfunduem të gjendjes detare, për daljen e anijevet jashtë limanevet japin zyrat e marinës … me udhnat përkatës.
11) Në rast se marina luftarake gjermane nevojit anijën shqiptare do të hyjnë vetë në marrëveshje me pronarët për marrjen e tyre me qira. Lutemiqë të vërtettosh edhe zyrtarisht këta vendime.
Me çfaqje nderimi të veçante
Kapiten Lange.

Shehu, letër familjes së Ramize Gjebreas: Ekzekutimi i vajzës suaj, i pavend

Me ikjen e pushtuesve, tanimë qenë shqiptarët që ‘po lanin hesapet’ me njëri-tjetrin. Në rastin e letrës në vijim bëhet fjalë për një sqarim për një jetë të humbur – i jepej pafajësia pas vdekjes, por pa u kërkuar falje për jetën e humbur. Bëhet fjalë për Ramize Gjebrenë, për të cilën në një letër drejtuar familjes Mehmet Shehu shprehte ngushëllimet, pranonte ekzekutimin e saj të gabuar pas një gjyqi që e ka ekzagjeruar. Letra është e 18 janarit 1947 dhe mban vulat e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Sekretariati i Shefit të Shtatmadhorisë.

Familjes së dëshmores Ramize Gjebrea
Gjykata e Lartë e Komandës së Përgjithshme, në këto kohët e fundit mori në rishqyrtim dënimin e dhënë vajzës t’uaj Ramize, n’operacionin e dimrit 1943-944 nga ana e Gjyqit të Brigadës V-të.
Nga ky rishqyrtim u konstatua se nga rrethanat në të cilat u dha dhe u ekzekutua vendimi mbi vajzën t’uaj Ramize kanë qenë të vështira për Lëvizjen t’onë N.Ç.L duke marrë parasysh propagandën që bënte okupatori dhe Balli Kombëtar kundrejt nesh e sidomos kundrejt moralit t’onë partizan.
Me gjith’atë Gjykata e Lartë konstatoi se vendimi i marun kundrejt shoqes Ramize nga ana e Gjyqit të Brigadës V-të ka qenë i ekzaxheruar. Për konseguencë Gjykata e Lartë e konsideron ekzekutimin e vajzës t’uaj të pavend dhe shoqja Ramize konsiderohet njësoj sikurse të gjitha shoqet e tjera që ranë dëshmore për çlirimin e Atdheut kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit.


Ju duhet të jeni kryelartë për bijën t’uaj Ramizenë e cila as një herë nuk u kursye për të derdhur të gjithë aktivitetin e sajë në të mirën e Atdheut dhe të popullit.
Sado me vonesë, lutemi pranoni ngushullimet t’ona
KRYETAR’I SHTATMADHORIS
General Major
(Mehmet Shehu)
Firma


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.