SPORT

Cikalleshi dhe Latifi rikthehen te golat

12:35 - 05.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri protagonist në Turqi. Sulmuesi kavajas duket se arrin të “nuhasë” golin kur bëhet fjalë për ndeshjet e Kupës. Shqiptari ka arritur të shënojë golin e tij të dytë në po kaq ndeshje për ekipin e Goztepe. Edhe pse golat mungojnë në kampionat, sulmuesi nuk i “kursen” golat e tij për në ndeshjet e Kupës, duke dhënë maksimumin dhe duke nxjerrë në pah potencialin e tij të vërtetë. Cikalleshi është kthyer në një “kartë të fshehtë” për ekipin nga Turqia për sa u përket ndeshjeve në Kupë, të cilat duket se janë të preferuarat e tij. 14 është kuota e golave që bomberi shqiptar ka arritur në këtë kompeticion që kur ai ka zbarkuar në Turqi në vitin 2015.




Gjithashtu, edhe Liridon Latifi ka gjetur rrugën e rrjetës në kupë ndaj Penygior, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 0-6 në transfertë, duke ndihmuar kështu Pushkash Akademinë që të kualifikohet mes 16 më të mirave të Hungarisë. Ishi i Skënderbeut shënoi golin e 3-t në minutën e 78-të, teksa u aktivizua nga trajneri si titullar. Edhe pse roli i tij natyral është mesfushor krahu ofensiv, Latifi u aktivizua si sulmues i mirëfilltë në këtë sfidë. Për sa i përket aktivizimit në kampionat, ka qenë me pikatore. Në 5 ndeshjet e fundit futbollisti i Kombëtares shqiptare është aktivizuar vetëm 84 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.