Rajoni

Letër zyrtarëve të BE-së para arratisjes, ja çfarë shkruan Gruevski   

10:57 - 05.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri përpara se të arratisej nga Maqedonia u ka shkruar një letër anëtarëve të Komisionit Europian.




Në këtë letër, Nikolla Gruevski, i kërkon gjykatës ndërkombëtare që të kontrollojnë, – siç thotë ai, – përndjekjen masive në shtet.

Ish-kryeministri letrën e ka dërguar tek eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikën e jashtme të BE-së Federica Mogherini, eurokomisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviç si dhe kryetarit të Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.

Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy viteve burg i është shqiptuar pa menduar dhe nga fakte të fabrikuara. Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera europiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me çështjen e tij – “Tanku”.

“Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, – ka shkruar Gruevski.

Në letër Gruevski ka prekur edhe një propozim tjetër, nëse i pari për Hahn, Mogherinin, Mijatoviçin dhe Dollin nuk pranohet. Ai ka kërkuar që Bashkimi Europian të dërgojë mision në Maqedoni.

“Çdo deklaratë se askush nuk mund të shpallet fajtor pa mos ekzistuar dëshmi ligjore të konfirmuara, do të ishte në dobi të gjykatësve dhe opinionit në Maqedoni”, – ka shkruar Gruevski.

Ai më pas në 10 pika ka shpjeguar se gjatë procesit gjyqësor është ballafaquar me një numër të madh të shkeljeve ligjore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.