OPINION

5 për qind e PBB përkrahje për arsimin, pse s’u mbajt premtimi?

07:30 - 06.12.18 Shezai Rrokaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria të lerë mënjanë demagogjinë me tarifat dhe të marrë përgjegjësinë. Para këtij miratimi të ligjit të ri në vitin 2015, tarifat i propozonin IAL-të dhe i miratonte qeveria, kurse me këtë ligj ajo ‘lau duart duke ua lënë në derë’ përgjegjësinë universiteteve. Por përse më parë ajo nuk i uli tarifat? Përse nuk shprehet sa është tavani dhe dyshemeja e tarifave sikundër ligji e kërkon? Përse nuk i subvencionon sipas standardeve të njohura IAL-të? Kjo ndodh sepse qeveria nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014. Ndryshe nga vendet e OECD-së, dhe gjithë rajoni, buxheti për arsimin është vetëm 3,2%. Kurse universitetet mbështeten vetëm me 0,5% të PBB-së.




Me këto fonde nuk mbulohen as 12 muaj paga. Ndërkaq, vetëm me paratë e 2 km rrugë, si ajo e Unazës së Re, tarifat barazohen me ato të rajonit. Kjo është arsyeja kryesore e tarifave të larta dhe pagave më të ulëta në rajon për pedagogët. Mungojnë fondet për kërkim dhe bibliotekat ‘online’ për studentët dhe pedagogët. Që prej Amerikës e Evropës, me në krye Finlandën, investimi për arsimin shkon në 7% të PBB-ve të tyre, sepse kudo është kuptuar se investimi në kapitalin njerëzor është më dobiprurës se çdo investim tjetër. Krejt ndryshe, qeveritë shqiptare kanë ndjekur politika demotivuese, deri në frenuese, sepse asnjëherë bota akademike nuk është parë si partner zhvillimi. Madje, pushteti politik e ka parë me një smirë e xhelozi bizantine, duke i detyruar njerëzit e dijes ose të largohen, ose të qëndrojnë, por të shkurajuar për rritjen e cilësisë në edukim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.