BOTA

“Jelek verdhët” nuk tërhiqen në Francë

19:06 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca është kapluar prej kohësh nga protestat e ‘jelek verdhe’ të cilët u ngritën pasi qeveria vendosi që të rrisë çmimin e naftës. Qeveria u detyrua që të tërhiqej dhe e shtyu vendimin me një vit.




Por kjo nuk i kënaqi “Jelekëverdhët”, të cilët nuk do t’i ndalin protestat. Ata po planifikojnë të shtunën një tubim edhe më të madh se ai i javës së kaluar, që qendrës së Parisit i dha pamjen e një arene lufte.

I vënë me shpatulla pas muri edhe nga presioni i opozitës me kërkesën për mocion mosbesimi javën e ardhshme, kryeministri Eduard Filip u bëri thirrje palëve politike të dialogojnë për të mos e zhytur edhe më tej vendin në kaos.

“Dua të rithekson angazhimin tonë për të garantuar sigurinë dhe apeloj për qetësi. U bëj thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë kësaj salle të ulen në tryezën e dialogut për të gjetur zgjidhjen.”

“Jelekëverdhët” janë të pakënaqur me këtë lëshim të qeverisë pasi kërkojnë reduktim të mëtejshëm të taksës që vetëm gjatë këtij viti e ka rritur me 23% çmimin e naftës.

Protestuesit akuzojnë Presidentin Macron se me reformat e tij financiare ua ka bërë kostot e jetesës të papërballueshme. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e aktivizimit të ushtrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.