Nostalgji

Nostalgji/ Bllokohet trafiku, po kalon Edi Rama. Çifti Gjebrea, elegancë dhe kombinim

16:00 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bllokohet trafiku, kalon Rama. Çifti Gjebrea, elegancë dhe kombinim




Bllokohet trafiku, kalon Rama
Inspektimet e tij në rrugët e Tiranës janë mëse të zakonshme. Kryetarin e Bashkisë dhe liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama kjo gjë e ka bërë ndoshta edhe më populist se paraardhësit e tij. Ja tek duket edhe në këtë foto, ku më shumë se ka ndrequr këtë herë ka prishur punë. Kjo pasi vëmendja e shoferit të makinës por (edhe pasagjerëve në të) është përqendruar te ai dhe jo tek rruga, çka ka bërë që makinat pas t’i binin borisë gjithë inat. Shqetësimi i zhurmës së borive është i dukshëm edhe tek mimika e Ramës, që ka mbledhur sytë i irritur, por i pazoti ende t’i japë zgjidhje problemit të trafikut në Tiranë.

Çifti Gjebrea, elegancë dhe kombinim
Relaksi i pushimeve verore është mëse i dukshëm tek showman-i dhe producenti Ardit Gjebrea, dhe bashkëshortja e njëherazi bashkëpunëtorja e tij Anila. Të pranishëm në librin e Blendi Fevziut ata duken mëse në formë, por ajo që bie në sy është veshja e tyre elegante dhe kombinimi i ngjyrës së zezë me njëri-tjetrin. Si gjithmonë ata shfaqen energjik gati për sipërmarrjet e radhës, siç janë përgatitjet e edicionit të ri të festivalit “Kënga Magjike”, apo edhe sezonit të ri të emisionit “E diela Shqiptare”.

Ky shkrim u botua më 4 shtator 2010

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.