BOTA

Franca dhe Gjermania zbusin kërkesat për pranimin e emigrantëve në BE

08:28 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që qeveritë e Bashkimit Evropian të cilat refuzojnë të pranojnë emigrantë mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për shpërndarjen e tyre.




Sipas një dokumenti që ka qarkulluar në mes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i emigrantëve të jetë sërish detyrim për qeveritë e bllokut por përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative të solidaritetit”.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara gjatë këtij viti nga Mesdheu kanë mbërritur rreth 1 mijë persona në vendet e BE-së, por fluksi i vitit 2015 e ka gjetur bllokun të papërgatitur dhe ka shtyrë qeveritë jugore dhe lindore të BE-së kundër emigrimit.

Në dokument theksohet se Bashkimit Evropian i duhet një mekanizëm i duhur për të anashkaluar situatën në të cilën të gjitha qeveritë e BE-së do të kenë mundësi për të paguar përgjegjësitë e pranimit të këtyre personave.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka thënë në muajin tetor se më shumë para për zhvillimin e Afrikës mund të jenë kompromis i pranueshëm për vendet e Evropës Lindore, të cilat kanë refuzuar të pranojnë emigrantë kryesisht nga shtetet myslimane.

Gjermania, Franca dhe Holanda kanë kërkuar më parë solidaritet nga të gjitha vendet e BE-së, por tani duket se për ata është më e përshtatshme skema e pagesës që ka qenë pjesë e disa propozimeve të Komisionit Evropian më 2015.

Secila marrëveshje politike do të marrë kohë, edhe për faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Qeveria italiane kanë ndërtuar imazhin e tyre politik në politika kundër emigrantëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.