SHËNDET

Rreziqet që sjellin pijet e gazuara

11:47 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtojnë dëshirën për sheqer




Konsumimi i të paktën dy pijeve me gaz gjatë ditës i nxit njerëzit të kërkojnë më tepër sheqer. Meqë shija e ëmbël lidhet ngushtë me sistemin e shpërblimit në tru, njerëzit mund ta shtojnë konsumimin e sheqerit.

Përshpejtojnë plakjen

Njerëzit që pijnë pije të gazuara mund të plaken më shpejt se ata që nuk i konsumojnë. Vitin e shkuar, kërkuesit në Universitetin e Kalifronisë, gjetën se njerëzit pësonin ndryshime në ADN-në e tyre, të cilat shkaktonin plakjen e tyre me 4.6 vjet.

Lidhja me kancerin

Gratë që konsumojnë më tepër se tre pije me sheqer, me gaz ose jo mund të jenë të rriskuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Vitin e shkuar, kërkuesit nga Universiteti i Kuebekut gjetën se sa më e madhe sasia e sheqerit dhe pijeve me gaz, aq më e lartë prevalenca për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Dëmtojnë kockat

Konsumimi i tepërt i pijeve me gaz mund të prek kockat. Kjo, pasi ato përmbajnë nivele të larta të acidit fosforik. Një studim gjeti se gratë që konsumonin pije të gazuara kishin densitet më të ulët të mineraleve të kockave në kavilje, krahasuar me ato që e konsumonin vetëm një herë në javë, pavarësisht moshës, sasisë së kalciumit, përdorimit të cigareve apo alkoolit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.