SPORT

I shkoi Berishës te krevati, Cana: Etriti, “frikë” nga gjakovarët se…

08:33 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa u bë prezantimi i fondacionit “Cana 5”, i drejtuar nga vetë lojtari Lorik Cana, ky i fundit ka treguar një moment epik kur ka luajtur me Kombëtaren.




Në një nga grumbullimet e Kombëtares, Cana ka ndenjur në dhomë me Etrit Berishën, ndërsa ka treguar “frikën” e madhe të portierit për gjakovarët.

“Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet” – u shpreh kapiteni legjendar i Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.