AKTUALITET

“Independent” zbulon skandalin: Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve të SHISH

17:44 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prestigjozja britanike “Independent” ka shkruar një artikull për Shqipërinë ku thotë se vendi ynë, si një vend anëtar i NATO-s ka bërë publike të dhëna konfidenciale sa i përket shërbimit sekret.




Sipas “Independent”, një sërë të dhënash të publikuara nga Ministria e Financave në faqen zyrtare  që kanë të bëjnë me Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren si edhe teknikët dhe mekanikët që përdorin.

Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njohur në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën shërbimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

“Shqipëria vend anëtar i NATO-s po publikon informacione të ndjeshme në lidhje me operatorët e tij më të lartë të inteligjencës në internet, duke dhënë detaje mbi identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut , duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.” thuhet në artikull

albania-shish-03 albania-shish-02 albania-shish-01
<
>

“Independent” shkruan se nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja ndaj informatorëve të nivelit të ulët apo tëtjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.