Nostalgji

Nostalgji/ Malaj e Dade, leksione opozite freshistëve në plazh. Berisha uron Klosin dhe përgëzon Norën

16:00 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Malaj e Dade, leksione opozite freshistëve në plazh. Berisha uron Klosin dhe përgëzon Norën




Malaj e Dade, leksione opozite freshistëve në plazh

Freshistat kanë pasur mundësi të argëtohen me pushimet e këtij viti që u organizoi partia. Në një kamping në jug të vendit kanë qëndruar të organizuar. Ata të Forumit rinor të PD, në fakt janë organizuar dhe kanë gjetur fonde nga ministria e kulturës, por këta të opozitës, duket se gjithcka e kanë bërë me lekët e tyre. Por të rinjtë e freshit nuk kanë qëndruar duarkryq. Ata përveç pushimit, kanë pasur edhe leksione të rëndësishme politike. Dhe ja ku shohim në këto dy foto, dy eksponentë kryesorë të kryesisë së PS, deputetët Arben Malaj dhe Arta Dade, të cilët i kanë stërvitur të rinjtë me të fshehtat dhe të papriturat e politikës, punës në opozitë, por edhe angazhimin e strukturave të tyre për zgjedhjet lokale. S’ka pushime për opozitën…punë, punë natë e ditë, që të shohin…pak pushtet. Dhe teknikat, po ua mësojnë më të vjetrit e kësaj force politike.

Berisha uron Klosin dhe përgëzon Norën
Një takim i ngrohtë duket se ka qenë ai mes kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste Blendi Klosi, e sidomos mes Berishës dhe bashkëshortes së tij Nora, e cila pret të sjellë në jetë edhe një djalë. Ky ka qenë edhe motivi i këtij përqafimi që i ka dhënë Berisha Norës, ndërsa është ndjekur nga sytë e të gjithëve, ashtu si edhe të paparacit tonë.

Ky shkrim u botua më 4 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.