Sociale

“Plotësim kërkesash ose…”, sot protestë masive e studentëve 

08:15 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protestë masive sot e studentëve. Pas mbledhjes nëpër fakultetet respektive, ashtu siç edhe kanë paralajmëruar, ata do të nisin në orën 10:00 marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.




Gjithashtu, studentët kanë ftuar edhe gjimnazistë e qytetarë të thjeshtë që t’i bashkohen protestës së tyre.

Sot mësohet se edhe studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani janë nisur drejt Tiranës.

Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteteve të cilat janë autonome.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.