Tech

“Idiot” termi më i kërkuar në Google për…

19:11 - 12.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjala “idiot” është termi më i kërkuar për më shumë se një milion herë, sipas statistikave të nxjerra nga Google Images, e pikërisht ky term është përdorur për fotografi të Presidentit Trump.




Për këtë është akuzuar dhe shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai. Ai u pyet nëse ky ishte një shembull i anshmërisë politike në algoritme, por kjo ishte diçka që ai e mohoi.

Kongresmenia demokratike Zoe Lofgren shtroi pyetjen për Pichai se përse termi “idiot” vuri në dukje rezultate që përfshinin fotografitë e presidentit.

Pichai u përgjigj se rezultatet e kërkimit në Google bazoheshin në miliarda fjalë kyçe të renditura sipas më shumë se 200 faktorëve, duke përfshirë rëndësinë dhe popullaritetin.

Anëtarët republikanë të kongresit vazhduan duke pyetur se përse kur kërkojnë lajme për faturën e kujdesit shëndetësor të partisë së tyre u shfaqen vetëm lajme negativ, por kundërpërgjigja nga shefi ekzekutiv i Google vijoji të jetë se një lajm negativ gjendet në krye të kërkimit në bazë të popullaritetit dhe rëndësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.