Kryesore

Opozita thyen bojkotin, studentët marshojnë tek Parlamenti

10:09 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa ka nisur seanca plenare, me qindra studentë janë vendosur para Parlamentit, ndërsa qindra të tjerë që vijnë nga të gjitha rrugët e Tiranës po i bashkohen protestës. Studentët janë të vendosur në mbrojtje të kauzës së tyre, ndërsa kërkojnë realizimin e tetë pikave.




Me libra e Kushtetutë në duar, studentët kanë nisur marshimin nga sheshi “Nënë Tereza”.

Nën thirrjet: Ulni tarifat! Do të fitojmë!, studentët mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar.

Protesta e studentëve ka thyer edhe bojkotin e opozitës. Kështu, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre sot në Kuvend.

Sipas informacioneve, sot opozita do të thyejë bojkotin, pasi kërkon që të flas në Kuvend për të qenë krah studentëve.

Mësohet se nga LSI do të jenë katër përfaqësuar, Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Po ashtu dhe PD do të ketë deputetë të pranishëm, të cilët janë të Komisionit të Edukimit. Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.