SPORT

Prezantohet Marota: Krenar që jam te Interi, nis një rrugë e re

15:14 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bepe Marota është tashmë zyrtarisht pjesë e Interit. Ai është prezantuar si Administrator i Deleguar i klubit zikaltër nga Milano.




Marota ka hedhur firmën me klubin e Seria A dhe është mëse i gatshëm që të nisë një aventurë të re dhe emocionuese përsëri në kampionatin italian. Duke folur para mediave, Morata duke e quajtur veten krenar, e ka konsideruar një lëvize tepër të madhe në aspektin personal, kalimin e tij te Inter. “Nga sot, bëj pjesë në Interin e madh.

Ky është një moment krenarie të madhe për mua, që do të mbaj postin e Administratorit të Deleguar. Është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën time profesionale, e mbushur plot me përgjegjësi. Kjo nuk më tremb, pasi po fillon një rrugë e re dhe shpresoj të jetë fituese”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.