Kryesore

Shiu nuk pengon studentët, nis marshimi para Kryeministrisë

10:23 - 14.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët duket se nuk ndalen. Kushtet e këqija atmosferike nuk i kanë penguar aspak studentët të protestojnë, ndërsa kanë hyrë në ditën e 10-të të protestës. Ata kanë marshuar drejt kryeministrisë, ku kërkojnë realizimin e tetë kërkesave të tyre.




Të gjithë jane mbledhur në orën 8:30 në fakultetet e tyre dhe prej nga aty kanë nisur marshimin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në thirrje, theksohet se protesta duhet të vazhdojë paqësisht dhe për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet, deri në një moment të dytë.

Studentët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave dhe se nuk heqin dorë nga një gjë e tillë.

Nga ana tjetër, numri një i Qeverisë, Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon ‘pe’, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.